Kontrolli i veturës para udhëtimit të gjatë është një hap i thjeshtë, por shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe qetësinë gjatë rrugës. Shumë probleme që ndodhin gjatë udhëtimit mund të parandalohen me një kontroll bazik para nisjes.

Kur vetura përdoret për distanca më të gjata, pjesët si gomat, frenat, bateria, vaji, lëngjet dhe sistemi i ftohjes punojnë më shumë. Nëse ndonjëra prej tyre nuk është në gjendje të mirë, udhëtimi mund të ndërpritet në momentin më të papërshtatshëm.

Një kontroll para nisjes mund të kursejë kohë, para dhe stres gjatë udhëtimit.

Pse kontrolli para udhëtimit është i rëndësishëm?

Udhëtimet e gjata e ngarkojnë veturën më shumë se përdorimi i zakonshëm në qytet. Për këtë arsye, është mirë të siguroheni që pjesët kryesore janë në rregull para se të niseni.

Kontrolli para udhëtimit ndihmon me zbulu probleme të vogla para se të bëhen serioze, sidomos nëse udhëtimi përfshin autostradë, rrugë malore, temperatura të larta ose distanca të gjata.

Siguri Më pak rrezik në rrugë
Qetësi Udhëtim pa stres
Kursim Parandalim i defekteve

Kontrolli i gomave

Gomat janë ndër pjesët më të rëndësishme para çdo udhëtimi të gjatë. Duhet të kontrollohet presioni, profili, dëmtimet anësore dhe gjendja e përgjithshme.

Presioni jo i saktë mund të ndikojë në stabilitet, frenim dhe konsum të karburantit. Një gomë e dëmtuar ose shumë e konsumuar mund të jetë rrezik serioz në shpejtësi të lartë.

Kontrolli i frenave

Frenat duhet të jenë në gjendje shumë të mirë para udhëtimit. Nëse dëgjoni zhurmë, ndjeni dridhje gjatë frenimit ose pedali nuk reagon si zakonisht, është mirë të bëhet kontrolli para nisjes.

Në udhëtim të gjatë, sidomos në zbritje ose rrugë me kthesa, frenat mund të ngarkohen më shumë. Prandaj nuk duhet të neglizhohen.

Vaji dhe lëngjet e veturës

Para nisjes, është mirë të kontrollohet niveli i vajit të motorit, lëngu i ftohjes, lëngu i frenave, lëngu i xhamave dhe lëngje tjera të rëndësishme.

Një nivel i ulët i vajit ose i lëngut të ftohjes mund të shkaktojë problem serioz gjatë rrugës, sidomos në temperatura të larta ose në udhëtime të gjata.

Bateria dhe sistemi elektrik

Bateria duhet të jetë në gjendje të mirë, sidomos nëse vetura ka qëndruar gjatë pa u përdorur ose ka dhënë shenja të ndezjes së vështirë.

Përveç baterisë, është mirë të kontrollohen dritat, sinjalet, fshirëset e xhamave dhe pajisjet bazike që ju duhen gjatë udhëtimit.

Çka duhet me kontrollu para nisjes?

Para një udhëtimi të gjatë, kontrolloni pjesët kryesore që ndikojnë në siguri, performancë dhe komoditet.

Pse nuk duhet me e lënë për momentin e fundit?

Nëse kontrolli bëhet vetëm në ditën e nisjes, mund të mos ketë kohë për riparim ose ndërrim të pjesëve të nevojshme. Për këtë arsye, më mirë është të bëhet disa ditë para udhëtimit.

Kjo ju jep kohë me rregullu çfarëdo problemi dhe me u nisë më qetë.

Si ndihmon kontrolli në shpenzime?

Një defekt në rrugë mund të kushtojë shumë më tepër se një kontroll i thjeshtë para nisjes. Përveç kostos së riparimit, mund të ketë edhe vonesa, transport shtesë ose ndërprerje të planit të udhëtimit.

Kontrolli në kohë ndihmon me parandalu këto situata dhe me e mbajt veturën më të sigurt e më ekonomike gjatë rrugës.

Përfundim

Kontrolli i veturës para udhëtimit të gjatë është një nga mënyrat më të mira për me udhëtuar më sigurt dhe më qetë. Nuk merr shumë kohë, por mund të bëjë dallim të madh.

Nëse planifikoni udhëtim të gjatë, kontrolloni veturën para nisjes dhe mos i neglizhoni shenjat e vogla që mund të tregojnë problem.

Po planifikoni udhëtim të gjatë?

Në Auto Energjia mund të informoheni për kontroll të përgjithshëm, servis dhe mirëmbajtje para udhëtimit, që vetura juaj të jetë më e sigurt dhe më e përgatitur për rrugë.